Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka komentuar deklaratën e kryeminsitrit Kurti se propozimi i ri i Asociacionit të komunave me shumicë serbe nga liderët evropianë “qartazi nuk është Zajdenicë”.
Peci përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me deklaratën e Kurtit.
“Asociacion po, por Zajednice jo”, ka shkruar Peci.
“Kjo dmth qe shqiptaret do ti thojne asociacion e jo zajednice, ndersa serbet do ti thojne zajednica dhe jo asociacija! Mire de, secili le te flet me gjuhen e vet!
Me ne fund i sqaruam keto dilema linguistko-politike qe na kane munduar qe nje decade”, ka shkruar ai.