Lajme
PDK thotë se ka siguruar certifikatën e biznesit të ambasadorit Berishaj që nuk e ka të deklaruar
Demokracia
12:58 | 28 Prill 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se posedon certifikata e biznesit të ambasadorit Berishaj, të cilin nuk e ka deklaru në Mal të Zi.

“Kjo është certifikata e biznesit të Martin Berishaj që e kam siguruar sot në Mal të Zi. Kjo është edhe adresa, kjo është certifikata e biznesit të tij që nuk e ka deklarur. Kemi një njeri në përfshirje të shpëlarjes së parave”, tha Tahiri.

Pas kësaj ka reaguar ministrja Albulena Haxhiu e cila ka thënë që askush të mos bie në grackë lidhur me dezinformata e rastit Berishaj.

Ajo tha se Prokuroria e Kosovës dhe AKK e kanë të drejtën e plotë përmes legjislacionit me hetu secilin pretendim.

“Kuvendi do ta formojë komisionin hetimor edhe çështja e Martin Berishaj mund të jetë pjesë e hetimit nga ky komision . Do të zbulohet e zbardhet secila çështje jo vetëm këto dezinformata. Do të adresohet e zbardhet secila çështje nga institucionet kompetente, mos bini në grackën e askujt”, u tha Haxhiu, deputetëve të opozitës.

Të ngjashme