Lajme
PDK s’merr pjesë në seancën e thirrur nga Kurti, ku do të diskutohet për referendumin
Demokracia
19:22 | 14 Janar 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka thënë se kjo parti nuk merr pjesë nesër në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit e thirr nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për referendumin serb në Kosovë.

Tahiri në një konferencë për medie tha se Kurti po i shmanget përgjegjësisë, raporton Demokracia.com.

“Edhe pse kemi një qëndrim të Qeverisë, qeveria dhe mazhoranca kanë thirrur një seancë të jashtë zakonshëm nesër. PDK e sheh të panevojshme dhe nuk do të jetë pjesë e seancës. E konsiderojmë të panevojshme dhe përpjekje për shmangie të përgjegjësisë”, tha Tahiri.

Ai ka ripërsëritur më tutje qëndrimin e PDK-së lidhur me referendumin serb.

“Qëndrimi ynë tashmë i njohur, ku për ne organizimi dhe mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë ku përbën një shkelje të sovranitetit dhe të rendit tonë kushtetues, në këtë kuadër ne i kemi para pri dhe e kemi mbështetur qasjen për të mos lejuar organizimin e këtij referendumi, do të dëshironim që qeveria të kishte një koordinim më të mirë me shtetet e QUINT-it dhe veçmas me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pra në raport me këtë çështje. Sepse kërkesa nga republika e Serbisë për organizimin e këtij në Republikë e Kosovës përmes OSBE-së ka ardh gjatë dhjetorit dhe pikërisht gjatë kësaj periudhe  ne do të dëshironim që të kishte një ofensive diplomatike nga presidentja, nga Qeveria dhe nga ministri a e punëve të Jashtme që të bind partnerët tanë strategjik se kjo krekës nga Serbia është në shpërthejë dhe cenon rënd sovranitetin dhe integritetin e republikës tonë, fatkeqësisht qeveria ka vendosur të heshtë”, tha Tahiri.

Kujtojmë se DASH dhe shtetet e QUINT-it (Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara) dhe Bashkimi Evropian i kanë bëre thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në referendumin e Serbisë./Demokracia.com/

Të ngjashme