Lajme
PDK pret “fitore” edhe për Ligjin për Byron, për Zyrtarët Publikë dhe për Energjinë
Demokracia
13:01 | 26 Mars 2023
Ilustrim

Share:

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi, pret edhe fitore të tjera ndaj ligjeve të Qeverisë Kurti.

Gashi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Ai ka thënë se pas kësaj, në rend për t’u hedhur poshtë janë edhe Ligji për Byron, për Zyrtarë Publikë dhe për Energjinë.

“PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Pas fitores së rastit për;

Prokurorinë dhe KPMSHC, në Kushtetuese, pritën fitore edhe për;

1) Byron Politike të konfiskimit të pasurisë me vendime politike.

2) Për zyrtarët publik

3) Për Energjinë

PDK, e bindur në drejtësi, po fiton të gjitha rastet për të ndalur pushtetin autoritar të Kurtit.

Të ngjashme