Lajme
PDK: Populli e pa se Albin Kurti është bashkëpunëtor i ngushtë i superkriminelit Milan Radojçiq
Demokracia
18:45 | 13 Korrik 2023

Share:

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vlerësuar sot se kryeministri Albin Kurti është bashkëpunëtor i ngushtë i Milan Radojçiqit, të cilin dikur e quante superkriminel. 

Sipas tij, Albin Kurtit i ka rënë maska, përcjell Demokracia.com.

“Albin Kurti është bashkëpunëtor i ngushtë i Milan Radojçiqit. Lëvizja Vetëvendosje është bashkëpunëtore e ngushtë e Listës Serbe. Albin Kurti dhe Vetëvendosje, në foltore të Kuvendit e quajnë superkriminel, Milan Radojçiqin, por në prapaskenë koordinohen me të dhe njerëzit e tij. Këtë bashkëpunim, populli e pa!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme