Lajme
PDK po mobilizohet për ta rikthyer Kosovën në binarët e sigurt të zhvillimit dhe integrimit, thotë Krasniqi
Demokracia
15:30 | 30 Dhjetor 2023

Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka theksuar se partia të cilën e drejton ai ka hyrë në fazën e mobilizimit anembanë Kosovës për të fituar sërish besimin qytetar dhe për ta rikthyer shtetin e Kosovës, sipas tij, në binarë e sigurte të zhvillimit dhe integrimit.

Këto deklarata Krasniqi i bëri pasi të premten u takua me anëtarë të PDK-së në Vushtrri.

Ndryshe Albanian Post raportoi ditë më parë planin e ri të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për të dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme në gusht të vitit 2024.

Një lëvizje e tillë e mundshme nga Kurti mund të merret marrë për bazë faktin se në muajin gusht diaspora kosovare në numër të madhe, siç rëndom, ndodh kthehet në Kosovë për pushime.

Kurti, i vetëdijshëm për këtë ndryshim potencial elektoral, po tenton të luaj kartat e tij në harmoni me këtë dinamikë të diasporës, një lëvizje që nënvizon një hendek të thellë midis vizionit të tij për zgjedhje dhe dëshirës së komunitetit ndërkombëtar për stabilitet dhe përputhje me marrëveshjet e vendosura.

Qeveria e Kurtit, duke shprehur dëshirën për të konsoliduar pushtetin para kësaj ngjarjeje ndërkombëtare, duket se po vendos në mënyrë të kujdesshme kohën politike të Kosovës në sinkron me dinamikat globale.

Të ngjashme