Lajme
PDK për gratë dhe qeverisjen lokale: Porta e parë ku thyhen kuotat gjinore
Demokracia
13:13 | 24 Shtator 2022

Share:

Në kuadër të Konventës Programore të Gruas Demokratike të Kosovës, është mbajtur paneli i dytë i diskutimit me temën “Gratë dhe Qeverisja Lokale”.

Në këtë panel, i cili u moderua nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili morën pjesë katër kryesuese të Kuvendeve Komunale nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbënesha Kuçi në Gjakovë, Antigona Bytyqi në Prizren, Melihate Basholli në Vushtrri dhe Vesa Broja në Mitrovicë.

Nënkryetari i PDK-së Uran Ismaili tha se qeverisja lokale është porta dhe hapi i parë ku thyhen kuotat gjinore.

“Është e rëndësishme me kuptu që qeverisja lokale është porta e parë në të cilën qytetarët marrin shërbimin, ndikojnë, kanë aktivitetin e vet të parë, ndoshta demokratik dhe arrijnë ta bëjnë ndryshimin e jetës së tyre. Por, ajo që dihet pak në realitet, është edhe porta ku thyhet kuota gjinore”, tha Ismaili.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Vushtrri, Melihate Basholli tha se ka përparim në avancimin e pozitës së gruas në vendimmarrje.

“Sot secili prej nesh, si burrat, si gratë jemi shumë të gatshëm t’i nxisim për aktivitete secilën prej nesh, ndërsa më parë ka pasur paragjykime, skepticizëm. Shumë pak njerëz kanë besuar që gratë dhe vajzat mund të bëjnë punë të mëdha, mund të marrin pjesë në vendimmarrje. Pra, sfidat kanë qenë shumë më të mëdha, shumë më të vështira”, theksoi ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Prizren, Antigona Bytyqi tha se të gjitha asamblistez e PDK-së në këtë komunë janë zgjedhur pa kuotë gjinore.

“Rezultatet e punës së shumë grave dëshmojnë që ka pasur gjithmonë shumë gra të zonja, të cilat kanë qenë shembull jo vetëm për gratë, por edhe për të gjithë burrat”, tha ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Gjakovë, Arbënesha Kuçi tha se moto 50 me 50 ka ardhë atëherë kur kryetari i PDK-së Memli Krasniqi vendosi të rrisë numrin e kandidatevë gra në zgjedhjet lokale.

“Në fakt, kjo moto pothuajse ka ardhë para kësaj dite, ka ardhë pikërisht në kohën kur kryetari Memli Krasniqi ka vendosur që unë të jem kandidate për kryetare të Komunës së Gjakovës, një komunë dhe një garë aspak e lehtë të vetëdijshëm, por shumë krenarë për përfaqësimin që e kishim”, theksoi ajo.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal në Mitrovicë, Vesa Broja, e cila është kandidatja më e votuar në këtë komunë.

“Normalisht që besimin në vete e kemi pasë dhe duhet ta kemi secila prej nesh, por natyrisht që na është dashur edhe besimi prej të tjerëve për cka e falënderoj edhe lidershipin dhe të gjithë

“Secila prej nesh që kemi përvoja pak më shumë nga e kaluara nuk kemi qenë pjesë e asaj tavolinës kryesore, e cila ka qenë. Kemi qenë pjesë e një tavolinë dytësore qaty, po të cilën e kemi bërë vet, nuk ka qenë aty, por një tavolinë që është dashtë me u ulë gratë. Ndërsa, tash në një periudhë jo shumë të gjatë, po flasim për një momentum ku gratë jemi mbi 30 për qind të përfaqësuara në secilën tavolinë, në çdo proces dhe në çdo pozitë vendimmarrëse nga Partia Demokratike e Kosovës”, tha Broja.

Të ngjashme
Lajme • 24 Prill 2024