Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është bërë partia më e madhe në vend e cila udhëheqë me më së shumti komuna të Kosovës, duke e kaluar kështu Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Pas fitores në zgjedhjet e sotme në Zveçan dhe Zubin Potok, PDK-ja tanimë udhëheq në 10 komuna të Kosovës.
Ndërsa në zgjedhjet e 2021-s, PDK-ja udhëhiqte me Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Prizrenin, Drenasin, Skenderajn, Hanin e Elezit, Kaçanikun e Vushtrrinë, ndërsa nga tash edhe me Zveçanin e Zubin-Potokun.
Në zgjedhjet e kaluara LDK-ja kishte dal e para në nivel komunal, duke udhëhequr në nëntë komuna. LDK-ja udhëheq në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Lipjan, Pejë, Dragash, Viti, Istog, Junik dhe Obiliq.
Kurse, Lëvizja Vetëvendosje nivel të përgjithshëm tani udhëheq në gjashtë komuna dhe tejkalon Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës që udhëheq me pesë komuna. Pos dy komunave në veri, Vetëvendosje udhëheq edhe Gjilanin, Podujevën, Kamenicën dhe Shtimen.
AAK-ja udhëheqë me Gjakovën, Klinën, Deçanin, Suharekën dhe Rahovecin.