Lajme
PDK nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente
Demokracia
22:18 | 17 Mars 2021

Share:

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se kjo parti në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.

Demokracia.com ka raportuar se shumica e anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së në takimin që u mbajt sot janë shprehur kundër qëndrimit në sallë për votim të Presidentit.

Hoxhaj, pas takimit konfirmoi se në mënyrë unanime anëtarët e PDK-së nuk e mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për Presidente.

Këshilli Drejtues i PDK-së kishte nisur në ora 17:00.

Të ngjashme
Lajme • 26 Qershor 2024