Lajme
PDK nesër mbanë konferencë për media para Gjykatës Kushtetuese
Demokracia
21:54 | 29 Dhjetor 2022

Share:

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do të mbajë konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Sipas një njoftimit të kësaj partie, konferenca do të mbahet nesër në orën 11:00.

“Përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës mbajnë të premten (nesër) Konferencë për media, para Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Para një jave, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, paralajmëroi se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Krasniqi tha se ky Ligj bie ndesh edhe me detyrimet që Kosova ka marrë ndaj Bashkimit Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe parimet evropiane për administratën publike.

 

Të ngjashme