Lajme
PDK në konferencë për medie pas mbledhjes së Këshillit Drejtues
Demokracia
16:10 | 05 Gusht 2021

Share:

Partia Demokratike e Kosovës mban sot mbledhjen e Këshillit Drejtues dhe pas mbledhjes, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mban konferencë për media.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për medie në të cilin thuhet se konferenca do të mbahet në ora 18:30 në Hotel Emerald, përcjell Demokracia.com.

Kujtjmë se Pasditen e së enjtes Partia Demokratike e Kosovës do ta mbledhë Këshillin Drejtues për të zgjedhur përbërjen e re të kryesisë. Demokracia.com nga burime ka mësuar se përveç kryesisë së re, pritet që të zgjedhën edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së. Analistët thonë se ky zhvillim brenda kësaj partie, do të ndikojë edhe në rezultatin e zgjedhjeve lokale të 17 tetorit./Demokracia.com/

Të ngjashme