Lajme
PDK-ja shpëtimtarja e VV-së në Gjilan, por Alban Hyseni dikur e quante “kastë kriminale”
Demokracia
18:48 | 06 Janar 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje e cila doli e para nga zgjedhjet lokale në Gjilan, sot ka nënshkruar marrëveshje për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, duke i dhënë kësaj të fundit katër drejtori dhe postin e nënkryetarit. Para se të bëhej kryetar, Alban Hyseni e kishte quajtur PDK-në “kastë kriminale”.

PDK të enjten e shpëtoi LVV-në nga zgjedhje të reja në Gjilan, kjo pas marrëveshjes së nënshkruar për qeverisje, raporton Demokracia.com.

Sipas detajeve të këtij koalicioni, që dihen deri më tani, Partia Demokratike i ka marrë katër drejtori dhe postin e nënkryetarit të Kuvendit Komunal.

Anëtarja e këtij subjekti në Gjilan, Leonora Morina-Bunjaku ka konfirmuar për Demokracia.com se ajo pritet që të jetë nënkryetare e Komunës.

Marrëveshja VV-PDK: Kjo pritet të jetë nënkryetarja e Gjilanit

Megjithatë, rreth dy vite më parë, Alban Hyseni nuk mund ta kishte parashikuar se do të ketë nevojë për ndihmën e PDK-së. Këtë parti politike madje, e kishte quajtur “kastë kriminale”, raporton Demokracia.com.

“PDK po provon të shfajësoj veten, por kjo është kot! Mbeteni kasta kriminale”, kishte thënë ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Gjilani është e vetmja komunë e madhe që e ka fituar LVV-ja në zgjedhjet lokale, derisa ka humbur Mitrovicën dhe Prizrenin.

Alban Hyseni në Gjilan ka marrë mbi 19 mijë vota, apo 44.71 për qind. Pas LVV-së, e dyta është radhitur LDK-ja, ndërsa PDK ka zënë vendin e tretë me vota./Demokracia.com/

Të ngjashme