Lajme
PDK-ja pranon ftesën e LVV-së për takimin e së hënës
Demokracia
13:32 | 12 Mars 2021

Share:

Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht ftesës së LVV-së për takimin konsultativ, lidhur me konstituimin e institucioneve.

Këtë e ka bërë të ditur për Demokracia.com zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi  i cili tha se qëndrimet e tyre do i bëjnë publike gjatë takimit.

“PDK-ja do të marrë pjesë në takimin e së hënës. Si parti kryesore opozitare, qëndrimet tona rreth formimit të institucioneve do t’i bëjmë të njohura në takim”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje të enjten ka ftuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në për takime lidhur me formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.

Kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se kjo parti gjithnjë ka qenë pro bisedimeve dhe dialogut, derisa s’ka përmendur nëse do pranojnë ftesën e VV-së.

Ndërsa deri më tani vetëm AAK-ja nuk e ka bërë të ditur qëndrimin e saj lidhur me ftesën e Kurtit për takim.

Të ngjashme