Lajme
PDK-ja nuk i ndahet mërgatës, Çitaku: PDK-ja po rritet e po fuqizohet në mërgatë
Demokracia
12:51 | 18 Nëntor 2023

Share:

Partia Demokratike e Kosovës po e vazhdon aktivitetin e saj në mërgatë.

Nënkryetarja e kësaj partie, Vlora Çitaku, ka bërë me dije se PDK-ja po fuqizohet në mërgatë.

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka treguar për aktivitetin që kjo parti po e zhvillon në Zvicër.

PDK po rritet e po fuqizohet në mërgatë. Bashkë me Kryetarin e degës së PDK-së në Zvicër z.Ragip Xhaka dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Blerta Deliu dhe Isak Shabani, patëm një takim të ngrohtë me bashkatdhetarët tanë në Cyrih. Bashkë”, ka shkruar Çitaku.

Të ngjashme