Lajme
PDK-ja me katër kandidat me aktakuzë aktive
Demokracia
23:26 | 16 Janar 2021

Share:

Edhe Partia Demokratike e Kosovës garon me katër kandidatë për deputetë, të cilët kanë aktakuzë të formës së prerë.

Sipas ekipit të monitoruesve dhe hulumtuesve të Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), të cilët kanë hulumtuar integritetin e kandidatëve të partive politike të përfshirë në listat zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme, kanë gjetur se PDK-ja ka katër kandidatëme aktakuzë aktive.

“Gjetjet e hulumtimit të IKD-së, tregojnë se në listën zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), nga 110 kandidatë për deputetë, prej tyre, në tri vitet e fundit rezulton se është një (1) kandidat që është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë (6) muaj burgim me kusht, me aktgjykim të shkallës së parë për veprën penale”, thuhet në njoftimin e IKD0së, raporton Demokracia.com.

Sipas IKD-së, në listën e PDK-së për kandidat për deputetë janë edhe të paktën katër kandidatë ndaj të cilëve ka aktakuza aktive.

 

Për tre prej tyre, gjykimi është në proces në shkallë të parë, kurse për një kandidat ka përfunduar gjykimi në shkallë të parë me aktgjykim lirues, porse vendimi ende nuk është i formës së prerë”, thuhet në këtë njoftim. /Demokracia.

Të ngjashme