Lajme
PDK-ja kujton vëllezërit Bytyqi: Kosova s’duhet të ndalet asnjëherë së kërkuari drejtësi
Demokracia
12:45 | 08 Korrik 2023

Share:

Partia Demokratike e Kosovës ka kujtuar vëllezërit Bytyqi, të cilët para 24 viteve janë arrestuar dhe ekzekutuar nga Serbia.

Përmes një komunikate për medie, kjo parti ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos ndalen asnjëherë së kërkuari drejtësi për këtë rast.

Kjo parti ka vlerësuar se kriminelët serbë duhet të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi.

“Në 24 vjetorin e ekzekutimit nga shteti serb, me paramendim dhe në gjakftohësi, kujtojmë tre heronjë, tre vëllezër, Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi. Vëllezërit Bytyqi janë shembulli ideal i atdhedashurisë. Me bekimin e prindërve të tyre, kur Kosova kishte më së shumti nevojë, ata lanë jetën e sigurt në SHBA dhe morën rrugën e lavdisë për çlirimin e vendit. Si pjesë e Batalionit “Atlantiku” në radhët e UÇK-së, ata dhanë kontribut të çmuar për liri, të cilën patën fatin edhe ta përjetojnë. Populli i Kosovës do t’i jetë përjetësisht mirënjohës familjes Bytyqi për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në çlirimin e Kosovës. Ndërkaq, Kosova dhe institucionet tona nuk duhet të ndalen asnjëherë së kërkuari drejtësi, deri kur kriminelët serbë të marrin dënimin e merituar për vrasjen e vëllezërve Bytyqi!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.

Të ngjashme