Asamblistja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbnora Ajeti, nga sot i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Këtë e ka bërë të ditur Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook, derisa i ka uruar mirëseardhje Ajetit në PDK.
“Së bashku me shefin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, sot i uruam mirëseardhje në mesin tonë, asamblistes së AAK-së, Arbnora Ajeti. Me ardhjen e Arbnores, Grupi i asamblistëve të PDK-së do të rritet nga 9-të në 10-të. Të gjithë prej tyre janë të gatshëm, të vendosur e të përgjegjshëm për t’u angazhuar secilën ditë, që ta shtyjmë përpara projektin tonë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit”.
“#PrishtinaNaBashkon ka qenë motoja e fushatës tonë zgjedhore – Prishtina na bashkon do të jetë edhe motoja ynë qeverisëse, deri në ndërtimin e një qyteti të gjelbër e digjital”, tha Ismaili.