Lajme
PDK-ja gjobitet për herë të dytë nga Komuna e Prishtinës
Demokracia
15:47 | 29 Janar 2021

Share:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), është gjobitur nga Inspektorati komunal i Prishtinës për mosrespektimin e Ligjit anti-COVID.

Për shkak të mosrespektimit të Ligjit anti-COVID, përkatësisht grumbullimit të shumë personave në një ambient të mbyllur, Inspektorati komunal i Prishtinës, e ka ndëshkuar përsëri me dy mijë euro Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), raporton Demorkacia.com.

Drejtori i Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se askush nuk është mbi ligjin dhe kushdo që e shkel Ligjin anti-COVID do të ndëshkohet.

Njoftimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Askush mbi ligjin!

Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet;

Maska jo;

Distancë jo;

Gjobë po!. /Demokracia.com/

Askush mbi ligjin!

Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet;
Maska jo;
Distancë jo;
Gjobë po!

Posted by Adonis Tahiri on E premte, 29 Janar 2021

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2024