Lajme
PDK-ja e AAK-ja paralajmërojnë dërgimin e projektligjit të ri për zyrtarët publikë në Gjykatën Kushtetuese
Demokracia
15:55 | 09 Mars 2024

Share:

Dje gjatë një mbledhjeje elektronike, Qeveria e Kosovës e miratoi Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë. Siç është raportuar, ekzekutivi nuk i ka përfshirë fare vërejtjet e Gjykatës të Kushtetueses dhe rekomandimet e BE-së në lidhje me këtë nismë ligjore. Tashmë dy parti opozitare, PDK dhe AAK, kanë paralajmëruar se do të marrin masa në lidhje me këtë porjektligj.

PDK e ka quajtur miratimin e këtij projektligji si “skandaloze”. Në një konferencë për medie, Përparim Gruda, zyrtar i lartë i PDK-së, u shpreh se Qeveria Kurti nuk i ka përfshirë rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese.

“Ajo që ka ndodhur është skandaloze, sepse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është zbatuar, është shpërfillur në tërësi nga Qeveria…Kjo kështu nuk ka asnjë kuptim sepse dispozitat e Ligjit bazik për Zyrtar publikë Gjykata Kushtetuese i ka shpallur si jo kushtetuese dhe ato pozita nuk mund të konsiderohen me mandat. Me këtë akt, Qeveria Kurti dëshiron të mbush administratën e shtetit me militantët e saj partiak, siç ka bërë deri tani, ta politizoj atë dhe të zbatojë politika në mënyrë tërësisht jo kushtetuese dhe në shkelje të plotë të aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese që kishte vendosur për këtë rast.” – u shpreh ai.

Tutje, Gruda paralajmëroi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të këtij projektligji, nëse ai miratohet në Kuvend.

“Ata duan të ja nënshtrojnë kushtetutën dhe rendin kushtetuese vullnetit dhe bindjeve të tyre politike. Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta lejoj këtë arbitraritet. Nëse ky ligj miratohet në kuvend më këtë përmbajtje, ne do ta dërgojmë atë në Gjykatën Kushtetues. I bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndalë këto veprime jokushtetuese, këto sulme ndaj kushtetutës dhe rendit kushtetuese të Kosovës, dhe të angazhohet për reformat e administratës publike për të cila Kosova ka aq shumë nevojë.” – ka shtuar Gruda.

Në një linjë të ngjashme kritikash është edhe AAK-ja, partia e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, ish-kryeministër i Kosovës. Besnik Tahiri, shef i grupit parlamentar të AAK-së, kritikoi Qeverinë Kurti për miratimin pa asnjë consult të kësaj nisme ligjore.

“Qeveria dje ka votuar ligjin për zytarët publikë, pas asnjë konsultim, pa përfshirjen e rekomandimeve të Bashkimit Evropian, për rrjedhojë pa trajtimin e kërkesave që kanë dalë nga aktvendimi i Gjykatës Kushtuese. Kemi analizuar këtë ligj, dhe kemi dalë më 10 pika, në mënyre që të ndalet kapja e shtetit”, tha ai.

Duke folur në emër të AAK-së, Tahiri paralajmëroi dërgimin e këtij projektligji në Gjykatën Kushtetuese.

“Është tepër e qartë se përmes një procesi jo-transparent ligjor dhe të mbyllur për publikun po synohet kapja e administratës së shtetit dhe partizimi i shërbimit civil. Ne nuk do ta lejojmë këtë dhe se do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese brenda afateve ligjore”, është shprehur Tahiri.

Edhe pjesëtarë të shoqërisë civile kanë reaguar pas miratimit të këtij projektligji në Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

Të ngjashme