Lajme
PDK fiton Zveçanin dhe Zubin Potokun, LVV-ja Mitrovicën e veriut dhe Leposaviqin
Demokracia
20:36 | 23 Prill 2023

Share:

Rezultatet preliminare në zgjedhjet e parakohshme për kryetar komunash në pjesën veriore të Kosovës kanë përfunduar, ndërsa PDK dhe VV janë ndarë baraz me fitore.

Sipas rezultateve preliminare të siguruara nga qendrat e votimit, partia më e madhe opozitare, PDK ka fituar Komunën e Zveçanit dhe atë të Zubin Potokut.

Ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosje e fila ka mbështetur kandidatin boshnjak në Mitrovicë të veriut ka dalë e para sikur edhe në Leposaviq.

Sipas rezultateve në siguruara në Zubin Potok, PDK ka marrë 196 vota ndërsa VV ka marrë 180 vota.

Ndërsa në Zveçan, PDK ka marrë 114 vota dhe VV 73 vota. /Demokracia.com/ 

 

Të ngjashme