Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR) kanë arritur marrëveshje parazgjedhore për zgjedhje lokale në komunën e Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kandidati i PDK-së për të parin e Mitrovicës, Bedri Hamza përmes një shkrimi në ‘Facebook’ i cili tha se u bënë bashkë me AKR-në për t’iu shërbyer mitrovicasve me nder, dinjitet dhe përgjegjshmëri.
“I falënderoj strukturat drejtuese të AKR-së në Mitrovicë për besimin dhe mbështetjen që po më japin në garën për kryetar të Mitrovicës”, ka shkruar Hamza.
Kujtojmë se me Aleacnën Kosova e Re, koalicion ka bërë koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës në qytetin e Vushtrrisë dhe me Lëvizjen Vetëvendosje në Kamenicë.