Lajme
PDK lëshon seancën, arsyeja moskrijimi i komisionit hetimor për energjinë
Demokracia
12:42 | 28 Mars 2022

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka njoftuar se do të lëshojnë seancën e Kuvendit, pasi deputetet nuk votuan për formimin e komisionit hetimor parlamentar.

LVV-ja nuk e ka mbështetur formimin e këtij komisioni, duke votuar kundër.

Me 67 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës e kishte miratuar formimin e Komisionit hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës më 22 shkurt kishte parashtruar kërkesën për themelimin e këtij komisioni parlamentar, në të cilin do të hetoheshin vendimet, veprimet dhe mosveprimet e Qeverisë dhe institucioneve të tjera, në raport me menaxhimin e sektorit të energjisë, shkruan Demokracia.com.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë shënuar disa parregullsi, si ngritja e çmimit të energjisë elektrike dhe mënyra e blerjes së energjisë./Demokracia.com/

Të ngjashme