Lajme
PDK anëtarësohet në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës
Demokracia
13:07 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Partia Demokratike e Kosovës është anëtarësuar në Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ky anëtarësim erdhi pas një pune dinamike gjatë gjithë vitit.

“Pas një pune dinamike gjatë gjithë vitit, me shumë takime dhe lobime, sot, në mbledhjen e dytë vjetore të Këshillit të Partisë Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve të Evropës (ALDE), të mbajtur në Bratisllavë të Sllovakisë, Partia Demokratike e Kosovës është pranuar si anëtare me të drejta të plota e kësaj partie pan-evropiane”.

“ALDE është grupacioni më i madh politik i partive të liberale të Evropës. Parimet themelore liberale të lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, tolerancës dhe solidaritetit – janë vlerat që promovojnë partitë politike që qëndrojnë nën ombrellën e ALDE-s, e të cilat i kemi si mision për t’i zbatuar edhe në Kosovë”, ka shkruar ai.

Ai këtë e quajti hap të madh drejt përbrendësimit të vlerave evropiane.

“Pranimi ynë në ALDE vjen si finalizim i një procesi tejet të rëndësishëm për mua dhe PDK-në. Ky është një hap i madh drejt përbrendësimit të vlerave evropiane dhe rikonfrimim i njohjes së reformave thelbësore që PDK ka bërë gjatë këtij viti”.

“Një PDK e hapur dhe gjithëpërfshirëse, me vizion 50/50 për përfaqësim gjinor në të gjitha strukturat dhe nivelet e vendimmarrjes, me rini të fuqizuar dhe aktive, si dhe e integruar në rrjetin e partive liberale evropiane, është plotësisht në funksion të forcimit dhe demokratizimit të vendit dhe shoqërisë tone”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngjashme