Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka njoftuar se partia e tij është bërë anëtare e Rrjetit Liberal të Europës Juglindore (LIBSEEN), e cila është një nismë që mbledh partitë liberale të rajonit.
Krasniqi në një postim në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se do të jenë të përkushtuar për të ardhmen europian të Kosovës, përcjell Demokracia.com.
“I lumtur të njoftoj që PDK-ja është bërë një anëtare e plotë e LIBSEEN. Ne jemi të përkushtuar të punojmë së bashku për një të ardhme europiane për Kosovën dhe të gjitha vendet në Europës Juglindore”, ka shkruar Krasniqi.
Happy to announce that @pdkzyrtare has become a full member of @libseen. We are committed to work together for a European future for 🇽🇰 and all countries in #SEE. Grateful to @romanjakic and all other #LIBSEEN friends for the support. Thanks to @ilhankyuchyuk for his leadership.
— Memli Krasniqi (@MemliKrasniqi) May 14, 2022
Krasniqi ka falënderuar edhe kryetarin e LIBSEEN, Roman Jakiç, si dhe miqtë e tij nga ky rrjet për mbështetjen që i kanë dhënë PDK-së.
Rrjeti Liberal i Europës Juglindore është një aleancë e partive liberale dhe e ‘think tanks’ në rajon, e themeluar në Shkup në vitin 2008. Synimi kryesor i këtij rrjeti është të mbledhë partitë liberale të Evropës Juglindore dhe të zbatojë politika liberale në vendet përkatëse./Demokracia.com/