Lajme
PDK akuzon Qeverinë për neglizhencë në rastin e helmimit të qytetarëve në Deçan
Demokracia
16:17 | 13 Korrik 2021

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaruar se mosreagimi i qeverisë për rastin e helmimit të qytetarëve në Deçan tregon se sa e rëndësishme është jeta e qytetarëve për këtë qeveri.

Ai ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet të premten.

“Shpreh shqetësimin se tash numri është duke u rritur dhe në anën tjetër shpreh zhgënjimin për mos reagimin e institucioneve të Kosovës. Kjo situatë që është krijuar tregon qartë se sa është i rëndësishëm jeta e qytetarëve për këtë kryeministër dhe kësaj qeverie”, tha ai.

Ai ka pasur kritika edhe për qëndrimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në Greqi.

“Në radhë të parë e kemi pa në bregdet. Një kryeministër nuk e ka luksin me qëndruar 7 ditë, vetëm në Shtëpinë e Bardhë mund të arsyetohet. Mungesa e tij nuk është që po vërehet edhe kjo tregon se si po qeverisë kjo qeveri”, tha ai.

Tahiri e ka quajtur goditje për ndërmarrjet publike vendimin për inicimin e shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

“Vendosi me i dhënë goditjen edhe një institucioni që të iniciojë shkarkimin e tyre shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave. Këto procese janë të kundërligjshme. Ne jemi kundër praktikave të dëmshme dhe dëmi që po i bëhet institucioneve të Kosovës”, tha ai./kp

Të ngjashme