Lajme
PD mbyll sot riorganizimin, zgjedh nënkryetarët dhe sekretarët
Demokracia
11:29 | 03 Qershor 2022

Share:

Kryesia e Partisë Demokratike do të mblidhet sot pasdite për të mbyllur dhe fazën e fundit të riorganizimit të strukturave të saj dhe drejtuesve të tyre.

Pas zgjedhjes së Këshillit Kombëtar, kreu të tij dhe Kryesisë dhe kryetarit të PD-së, sot pritet të votohen dhe kandidaturat për disa nga postet kyçe në radhët e demokratëve.

Kryesia do mblidhet në orën 14:00 për të miratuar kandidaturat e kryetarit Sali Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.

Me pas, në 17:00 do të mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar këto kandidatura.

Të ngjashme