Në Kuvend po mbahet seanca për votimin e Bajram Begajt si president. Komisioni i Rithemelimit dhe LSI ka deklaruar se do të votojnë kundër, kjo jo sepse kanë rezerva për kandidatin, por për procesin që sipas tyre ka qenë jo konsenual. Nga ana tjetër, Grupi i Enkelejd Alibajt dhe Fatmir Mediu kanë deklaruar se s’do të marrin pjesë në votim.
Begajt i nevojiten 71 vota, që mazhoranca i ka në këtë raund të katërt, pas 3 raundeve të dështuara. Presidenti aktual Ilir Meta është zgjedhur nga Kuvendi më 29 prill 2017, ndërsa mandati i tij përfundon më 24 korrik.
Në listën e deputetëve që nuk kanë shkuar sot në seancë janë grupi që përgjithësisht i është përgjigjur thirrjeve të kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Nga 52 deputetë që ka PD-ja, 22 prej tyre kanë shkuar në sallë.
Deputetët që bojkotuan:
ALFRED RUSHAJ
ANDIA ULLIRI
ARBI AGALLIU
BLEDJON NALLBATI
DASHNOR SULA
DHURATA ÇUPI
EMILJA KOLIQI
ENKELEJD ALIBEAJ
ERALDA BANO (TASE)
FATJON VEIZAJ
FLAMUR HOXHA
FLUTURA AÇKA
GAZMENT BARDHI
GRETA BARDELI
HELIDON BUSHATI
ILDA DHORI
JORIDA TABAKU
KASTRIOT PIROLI
XHELAL MZIU
KRESHNIK ÇOLLAKU
LEFTER GËSHTENJA
LINDITA METALIAJ
LULZIM BASHA
MERITA BAKIU
ORJOLA PAMPURI
RAMADAN LIKAJ
SAIMIR KORRESHI
SELADIN JAKUPLLARI
ZEF HILA
ZHENI GJERGJI/abcnews.al/