ShowBiz
Pavarësisht anulimit të festivalit kryesor, Glastonbury jep shpresa përsëri
Demokracia
19:29 | 19 Mars 2021

Share:

Organizatorët e Glastonbury janë duke punuar në planet për të mbajtur një koncert të vetëm dhe t’i lënë njerëzit të fushojnë në kampingun e tyre këtë verë, pavarësisht anulimit të festivalit kryesor.

Emily Eavis tha se ata po aplikonin për licencat e këshillit, megjithëse ato “nuk është vendosur akoma”, transmeton Demokracia.com

“Është kaq mirë të bësh plane dhe të shpresosh se disa nga këto gjëra mund të ndodhin potencialisht më vonë këtë vit,” shkroi ajo në Instagram.

Vetë festivali u anulua në janar për të dytin vit radhazi.

Familja Eavis normalisht mirëpret më shumë se 200,000 njerëz në fermën e tyre në Pilton, Somerset, çdo qershor.

Koncerti këtë verë do të ishte më i vogël dhe do të mbahej në shtator, rreth kohës kur ata tradicionalisht mbajnë Pilton Party vjetore, një koncert “falënderimi” për banorët dhe punëtorët lokalë.

“Sigurisht, ne nuk kemi ende ide nëse do të jemi në gjendje ta bëjmë atë, por donim që t’a mbanim” shkroi Eavis, duke shtuar se ishte “e pamundur që të kemi ndonjë lajm për nja dy muaj “./Demokracia.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Emily Eavis (@emily_eavis)

Të ngjashme