Lajme
“Patriotët izoloheshin, spiunët fitonin besim”: Profesori pretendon se Serbia kishte një skemë thashethemesh që është aktive edhe sot
Demokracia
18:34 | 06 Mars 2023

Share:

Profesori universitar Milazim Krasniqi e ka bërë një postim në profilin e tij në Facebook ku ka folur për thashethemet serbe ndaj patriotëve shqiptarë, e për të cilat beson se janë aktive edhe sot.

Për çka e ka fjalën Milazim Krasniqi? Lexojini këto rreshta më poshtë:

“Përhapeshin thashetheme se gjoja ata ishin udbashë. Ndërsa për bashkëpunëtorët e UDB-së përhapeshin fjalë se gjoja ata ishin armiq të rrezikshëm të shtetit jugosllav. Patriotët izoloheshin, spiunët fitonin besimin e njerëzve. Spiunët mblidhnin informata dhe i merrnin njerëzit në qafë.”

Ai thotë që sot “askush nuk merret me ish-bashkëpunëtorët e pushtuesit serb, por vetëm me ata që kanë punuar kundër atij pushtimi.”

Profesori Milazim Krasniqi shprehet se “instrumentet e ligjërimit kolonizator janë ende dominante”.

Të ngjashme