Lajme
Patriotët e joysticks: Rizvanolli thotë se kursimi i rrymës është patriotizëm i madh
Demokracia
21:45 | 30 Mars 2022

Share:

Përgjegjësi, ndër të tjera, e ka që të sigurojë energji elektrike për qytetarët e Kosovës, pasi që kjo është nevojë elementare, por ministrja Artane Rizvanolli konsideron se nuk ka patriotizëm më të madh sesa kursimi i rrymës.

Rizvanolli në Rubikon ka thënë se është mirë për buxhetin e shtetit që të kursehet energjia elektrike, përcjell Demokracia.com.

“Kjo është gjëja më e mirë që mund të bëjmë. Është mirë që të kemi informim të drejtë të qytetarëve, sepse megjithëse nuk është faji ynë, nuk është faji i qytetarëve që jemi në këtë gjendje ku jemi. Në fakt qytetarët janë ata që mund të bëjnë më të mirën dhe në fakt ka edhe shumë lajme pozitive, ka shumë aspekte pozitive, për shembull pas thirrjeve për kursim të energjisë është arritur brenda disa ditëve që piku apo kulmi të kthehet në orën 11 të natës në krahasim me orën 6 pasdite, që mund të duket arritje e vogël, por është shumë e madhe, sepse dallimi në çmim të importit në 6 pasdite dhe në 11 të natës është shumë i madh. Gjatë shkurtit kemi pasur ulje të konsumit për 10 për qind në krahasim me atë që ka qenë e parashikuar. Është shumë mirë që njerëzit kanë kursyer energji. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët që kanë kursyer, që kanë racionalizuar, duke e përdorur më shumë energjinë gjatë natës. Sepse, në këto momente që po jetojmë gati nuk ka asgjë më patriotike dhe më të mirë për xhepin tonë dhe buxhetin e shtetit, që të kursehet energjia elektrike”, ka thënë ajo.

Ministrja Rizvanolli në vazhdimësi ka pasur këshilla interesante për qytetarët e Kosovës sesi ta kursejnë energjinë elektrike.

Ajo kishte thënë se duhet të ndalen “joy-stick” që përdoren për lojëra të ndryshme, pasi sipas saj edhe këta shpenzojnë energji elektrike.

Veç kësaj, ajo u kishte bërë thirrje kosovarëve që të mos nxehen me rrymë, të cilën shumë prej qytetarëve e shfrytëzojnë si burim për ngrohje gjatë dimrit./Demokracia.com/

Të ngjashme