Lajme
Pasuria marramendëse e Pacollit, veç një objekt kap vlerën e 42 milionë eurove
Demokracia
17:47 | 20 Prill 2024

Share:

Behgjet Pacolli, deputet e biznesmen i njohur, në deklarimin e tij të pasurisë për vitin 2024, ka deklaruar se posedon 67 pasuri të paluajtshme.

Pacolli në deklarimin në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, ka njoftuar se vetëm një objekt afarist i tij, kap vlerën e 42 milionë eurove.

Ai ka deklaruar si pasuri të luajtshme tetë vetura si dhe ka aksione në gjithsej 28 kompani.

Ndërkaq, si pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, ai ka deklaruar 19 mijë euro.

Të ngjashme