Lajme
Pasuria e Artane Rizvanollit: 66 mijë euro banesë dhuratë nga prindërit, 200 mijë euro në banka
Demokracia
17:43 | 24 Prill 2025

Share:

Ministrja në detyrë, Artane Rizvanolli, po del se ka pasuri sikur në përralla. Ajo ka deklaruar një banesë 66 mijë euro, të cilën ka thënë se e ka dhuratë nga prindërit. E në banka, ajo ka deklaruar rreth 200 mijë euro.190 mijë euro ajo i ka në një bankë në Kosovë, e disa mijëra funta në Angli. 

 

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë deklarimin e pasurisë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, të dhëna që janë publikuar gjatë ditës së sotme.

Rizvanolli ka deklaruar se ka një banesë 91.70 metra katrorë me vlerë prej 66 mijë euro, e dhuruar nga prindërit.

Ajo gjithashtu ka deklaruar edhe një veturë, e cila është pronësi të bashkëshortit, me vlerë 16 mijë euro, e blerë nga ajo me kursime.

Rizvanolli gjithashtu ka deklaruar edhe paratë e gatshme në llogari rrjedhëse, siç thuhet në APK, në depozita dhe në huadhënie në euro osë në valuta tjera të huaja.

Në këtë kategori, Ministrja në detyrë ka deklaruar se ka rreth 200 mijë euro të kursyera.

Ministrja në detyrë e Ekonomisë ka deklaruar edhe të ardhurat vjetore personale dhe familjare.

Të ngjashme