Lajme
“Pastrimi” bëri namin, për 2 muaj shpenzoi mbi 9 mijë euro për dreka e darka
Demokracia
20:56 | 05 Prill 2022

Share:

Mbi nëntë mijë euro janë shpenzuar për dreka e darka në restorante jo të lira, për dy muaj e tre ditë, nga punonjës të kompanisë regjionale për largimin e mbeturinave në rajonin e Prishtinës “Pastrimi”.

Kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Burim Kelmendi, tha për Klan Kosovën se veç punonjësve të kompanisë, në këto restorante kanë ngrënë edhe mysafirë të ndërmarrjes, drejtorë e pronarë biznesesh, me të cilat “Pastrimi” bashkëpunon.

Kelmendi thotë se nuk ka shkelur ndonjë ligj kur ka shpenzuar këto para, meqë sipas tij, Ligji për Tatimin e Korporatave lejon që për shpenzime të përfaqësimit të harxhohen 1% e të ardhurave vjetore bruto të kompanisë, e “Pastrimi”, sipas tij, vitin e kaluar, ka arkëtuar 9 milionë euro, e me këtë Kelmendi thotë se nuk ka shkelur ligjin kur ka harxhuar para për dreka e darka.

Të ngjashme