Një mijë e 605 persona u shëruan brenda javës që shkoi nga Covid-19 në Kosovë, derisa 2 mijë e 40 persona rezultuan pozitivë me koronavirus, nga 14 mijë e 243 testime dhe 25 persona humbën jetën nga virusi SARS CoV-2, shkruan Demokracia.com
Më poshtë mund të shihni pasqyrën javore të rasteve pozitive, numrit të testimeve, personave të shëruar dhe vdekjeve, nga data 1 shkurt deri më datën 7 shkurt 2021, në Kosovë:
E hënë, 1 shkurt – 184 persona të shëruar dhe 282 pozitive me COVID-19.
Gjatë ditës së hënë, me datë 1 shkurt janë testuar gjithsej 2 mijë e 192 mostra, prej të cilave rezultojnë 282 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të së hënës janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive shënoi 60 mijë e 500 raste nga 235 mijë e 724 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 503 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, të datës 1 shkurt janë shëruar 184 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në ditën e hënë ishte gjithsej 52 mijë e 621 raste, kurse numri i rasteve aktive ishte 6 mijë 376.
Rastet pozitive,për ditën e hënë ishin nga komunat: Prishtinë 96 raste, Prizren 48 raste, Podujevë 19 raste, Ferizaj 16 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Pejë 13 raste, Drenas 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Rahovec 10 raste, Gjakovë 8 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Gjilan 5 raste, Suharekë 5 raste, Klinë 4 raste, Viti 3 raste, Kamenicë 2 raste, Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Malishevë, Ranillug, Shtime dhe Vushtrri.
E martë, 2 shkurt – 189 të shëruar dhe 245 raste me COVID-19.
Gjatë ditës së martë, të datës 2 shkurt janë testuar gjithsej 2 mijë e 615 mostra, prej të cilave rezultuan 245 raste pozitive me koronavirus, përcjell Demokracia.com
Brenda 24 orëve të ditës së martë ishin raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më 2 shkurt ishte gjithsej 52 mijë e 810 raste, kurse numri i rasteve aktive shënoi në 6 mijë e 429.
Rastet pozitive për ditën e martë rezultuan nga komunat: Prishtinë 141 raste, Pejë 17 raste, Ferizaj 14 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Deçan 9 raste, Suharekë 7 raste, Gjakovë 5 raste, Viti 5 raste, Dragash 4 raste, Drenas 4 raste, Rahovec 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Prizren 3 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë, Obiliq dhe Vushtrri.
E mërkurë, 3 shkurt – 207 persona të shëruar dhe 341 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, të së mërkurës janë testuar gjithsej 2 mijë e 357 mostra, prej të cilave rezultuan 341 raste pozitive me koronavirus.
Brenda 24 orëve janë të 3 shkurtit janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive për ditën e mërkurë ,(3 shkurt) shënoi në 61 mijë e 86 raste nga 240 mijë e 696 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 509 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, të ditës së mërkurë të 3 shkurtit janë shëruar 207 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë datë ishte gjithsej 53 mijë e 17 raste, kurse numri i rasteve aktive shënoi 6.560.
Rastet pozitive për ditën e mërkurë u shënuan nga komunat: Prishtinë 113 raste, Prizren 57 raste, Podujevë 21 raste, Vushtrri 14 raste, Gjilan 13 raste, Lipjan 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 12 raste, Gjakovë 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Malishevë 9 raste, Skenderaj 7 raste, Klinë 5 raste, Viti 5 raste, Drenas 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Dragash 2 raste, Istog 2 raste, Kamenicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime dhe Shtërpcë 1 rast.
E enjte, 4 shkurt – 214 persona të shëruar dhe 318 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, të së enjtes janë testuar gjithsej 2mijë e 303 mostra, prej të cilave rezultuan 318 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të datës 4 shkurt, janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive deri në ditën e enjte shënoi 61 mijë e 404 raste nga 242 mijë e 999 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.514 raste të vdekjes, gjithsej deri të enjten e 4 shkurtit.
Gjatë 24 orëve të fundit të së enjtes janë shëruar 214 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë ditë ishte gjithsej 53 mijë e 231 raste, kurse numri i rasteve aktive shënoi 6 mijë e 659.
Rastet pozitive për ditën e enjte ishin nga komunat: Prishtinë 121 raste, Prizren 38 raste, Gjakovë 23 raste, Pejë 17 raste, Suharekë 16 raste, Gjilan 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Ferizaj 10 raste, Podujevë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Deçan 8 raste, Rahovec 8 raste, Vushtrri 8 raste, Lipjan 6 raste, Obiliq 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Drenas 2 raste, Kaçanik 2 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash dhe Malishevë.
E premte, 5 shkurt – 224 persona të shëruar dhe 284 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, të ditës së premte(5 shkurt), janë testuar gjithsej 1 mijë e 951 mostra, prej të cilave rezultuan 284 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të së premtes janë raportuar 5 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive deri në datën e 5 shkurtit ishte 61 mijë e 688 raste nga 244 mijë e 950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 519 raste të vdekjes.
Gjatë kësaj dite janë shëruar 224 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri në këtë datë ishte gjithsej 53 mijë e 455 raste, kurse numri i rasteve aktive ka shënuar në 6 mijë e 714.
Rastet pozitive ishin nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.
E shtunë, 6 shkurt – 313 persona të shëruar dhe 321 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, të së shtunës (6 shkurt) janë testuar gjithsej 2 mijë e 534 mostra, prej të cilave kanë rezultuar 321 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të së shtunës është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive deri me datën datën 6 shkurt ishte 62 mijë e 9 raste, nga 247 mijë e 484 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 520 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të së shtunës u shëruan 313 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri ditën e shtunë, ishte gjithsej 53 mijë e 768 raste, kurse numri i rasteve aktive shënoi në 6 mijë e 721.
Rastet pozitive ishin nga komunat: Prishtinë 122 raste, Prizren 37 raste, Podujevë 25 raste, Gjakovë 24 raste, Pejë 15 raste, Lipjan 14 raste, Gjilan 11 raste, Ferizaj 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 8 raste, Obiliq 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Rahovec 6 raste, Suharekë 5 raste, Drenas 4 raste, Istog 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Deçan 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Shtime, Skenderaj dhe Viti.
E diel, 7 shkurt – 274 persona të shëruar dhe 249 raste pozitive me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, të së dielës janë testuar gjithsej 2 mijë e 291 mostra, prej të cilave rezultojnë 249 raste pozitive.
Brenda 24 orëve të 7 shkurtit janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive për ditën e diel shënoi 62 mijë e 258 raste nga 249 mijë e 775 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë e 523 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, të 7 shkurtit janë shëruar 274 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri dje(e diel, 7 shkurt) ishte gjithsej 54 mijë e 42 raste, kurse numri i rasteve aktive shënoi në 6 mijë e 693.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 95 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Gjakovë 15 raste, Prizren 15 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Gjilan 9 raste, Podujevë 8 raste, Pejë 7 raste, Vushtrri 7 raste, Rahovec 6 raste, Drenas 5 raste, Obiliq 5 raste, Kamenicë 4 raste, Klinë 4 raste, Deçan 3 raste, Suharekë 3 raste, Istog 2 raste, Malishevë 2 raste, Shtime 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Kaçanik dhe Novobërdë./Demokracia