Në një kohë kur pandemisë Covid-19 po i vjen fundi, na mbetet të mendjmë më shumë për pasojat.
Duhet theksuar se ato janë të shumta e kanë prekur çdo organ.
Mjekët okulistë shpjegojnë se nuk kanë qenë të pakta edhe problemet me sytë. R.S një okuliste në kryeqytet tregon për Gazetasi.al se sytë u ndikuan nga Covid-19.
“Ndër problemet më të shpeshta që u hasën pas një infeksioni me Covid-19 ishte konjuktiviti i syve. Por të shumta kanë qenë rastet me infeksione të tjera jo virale”,shpjegon mjekja.
Sipas mjekes fatëmirsisht këto problematika janë zgjidhur lehtë.
Më tej ajo shton se simptomat ishin nga më të ndryshmet, si enjtje, acarim, kruarje nga konjuktiviti.
Ndërsa në infeksione të tjera, simptomat janë ndjesia e një trupi në sy dhe shkarkimi.
Një studim vëzhgues gjatë vitit 2021,sytë mund të ishin një rrugë transmetimi i Covid-19.
Studiuesit nga “The Lancet” tregoi se kontakti i drejtpërdrejtë me mukozën e syrit është burimi kryesor i trnsmetimit.
Mjekët okulist kanë shpjeguar se me fillimin e pranverës janë shtuar dhe vizitat. Ata thonë se simptomat e infeksioneve shpesh ngatërrohen me alergjitë stinore.
“Njerëzit duhet të jenë të informuar. Jo vetëm për alergjitë por për çdo ndjesi dhimbje apo shqetësimi duhet t’i drejtohen mjekut”,thotë më tej mjekja.
Mjekja shton se syri është një organ shumë delikat dhe shpesh herë simptomat anashkalohen, shkraun Gazeta Si.
Të dhëna të ndryshme për ndikimin e Covid-19 tek sytë!
Sipas një studimi të botuar para një muaji në “JAMA Ophthalmology” pacientët me Covid-19 mund të kenë një rrezik të shtuar për mpiksje të gjakut.
Kjo gjendje kërcënon shikimin për disa muaj pas infeksionit. Për shkak se infeksionet Covid-19 rrisin rrezikun e pengesave të enëve të gjakut në zona të tjera në trup, studiuesit analizuan, gjysmë milioni pacientë me Covid-19.
Rreth 665 pacientë patën një bllokim të venave të retinës.
“Ky rezultat pasqyron një rritje statistikisht domethënëse prej 54% krahasuar me normat e infeksionit para Covid-19, thuhet në raport.
Mpiksjet e arterieve të retinës ishin 35% më të zakonshme pas Covid-19.
Mpiksjet u shfaqën më shpesh te pacientët me probleme të tjera shëndetësore. Ndër to renditeshin, diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.