Një veturë me targa vendore është fundosur në afërsi të Ferizajt.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajit, Kanun Veseli derisa shtoi se nuk ka të lënduar.
Veseli tha se rasti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes, dhe kjo ka ardh si shkak i grumbullimit të ujit në at vend.
“Ju njoftojmë se, rreth orës 20:30 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt, shkak i grumbullimit të ujit nga te reshurat e shiut një veturë me targa vendore, ka dalë jashtë rruge, ndërsa nuk raportohet për lëndime”, tha Veseli.