Lajme
Pasojat e pandemisë, bie numri i lindjeve dhe martesave në Itali
Demokracia
14:30 | 05 Shkurt 2021

Share:

Pandemia ka ndikuar në zvogëlimin e numrit të lindjeve në Itali për rreth 22 për qind.

Agjencia e statistikave ISTAT, javën e kaluar ka njoftuar se saktësisht nëntë muaj pasi vendi hyri në bllokimin e parë numri i foshnjave të lindura ka rënë për 22 për qind, sipas një hulumtimi të bërë në 15 qytete italiane, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Demokracia.com.

Por, ndikimi i pandemisë nuk mbaron këtu.

Edhe numri i martesave ka rënë më shumë se për gjysmë, në krahasim me dhjetë muajt e parë të vitit të kaluar, të cilin shefi i ISTAT-it, Gian Carlo Blangiardo, e quajti  “një faktor tjetër në një rënie të mundshme të lindjeve në të ardhmen e afërt”.

Ekspertët e demografisë kanë parashikuar një rënie të numrit të fëmijëve në të gjithë Evropën gjatë vitit 2021, pasi ndihet ndikimi i bllokimeve të vitit të kaluar.

Një sondazh i kryer në pesë vende evropiane gjatë bllokimit të marsit dhe prillit tregoi se shumë se njerëz duke hequr dorë nga planet për të pasur fëmijë.

Gjermanët dhe francezët kishin më shumë gjasa që planet për të pasur fëmijë t’i shtynin për më vonë, ndërsa italianët kishin thënë se kanë braktisur planet e tyre për fëmijë./Demokracia.com/

Të ngjashme