Sport
Pasioni për kombëtaren: Lojtari i Meksikës “shpërthen” në lot gjatë intonimit të himnit në Kupën e Botës
Demokracia
17:07 | 22 Nëntor 2022

Share:

Intonimi i himnit shtetëror në një eveniment të madh siç është Kupa e Botës në shumë raste është tejet emocionues për futbollistët.

Nën emocione të mëdha, himnin e Meksikës e ka intonuar edhe futbollisti Alexis Vega i cili ka shpërthyer në lot para takimit me Poloninë, shkruan Demokracia.com.

Vega që nga fillimi e deri në fund të himnit ka qenë në lot duke e kënduar me plot pasion, pamje të cilat janë bërë menjëherë virale.

Edhe kamerat në disa raste e kanë veçuar Vegan gjatë intonimit.

Sfida mes Meksikës dhe Polonisë është në kuadër të Grupit C në Kupën e Botës “Katar 2022”./Demokracia.com/

Të ngjashme