Sport
Pasioni për futbollin dhe shtetin, kjo kombëtare shet të gjitha biletat për miqësoren e marsit
Demokracia
15:16 | 22 Mars 2022

Share:

Pas shumë ndeshjeve kampionale, radha i ka ardhur një tjetër cikli përfaqësues. E një histori e bukur vjen nga Irlanda, ku kombëtarja e këtij vendi ka shitur të gjitha biletat për ndeshjen miqësore me Belgjikën, katër ditë para takimit.

Pra, në ndeshjen e Irlandës me Belgjikën do të jenë të pranishëm 48 mijë tifozë, përcjell Demokracia.com.

Irlanda është një vend që jeton futbollin, megjithëse nuk është në rangun e superfuqive botërore dhe evropiane, futbolli është në gjak, siç dëshmojnë tifozët.

Kjo nuk është hera e parë që irlandezët arrijnë të shesin biletat.


Duhet përmendur gjithashtu se Irlanda e përfundoi kualifikueset e Botërorit të përfunduar së fundmi në vendin e tretë pas Portugalisë me vetëm nëntë pikë, por edhe atëherë tifozët e tyre nuk ia kthyen shpinën kombëtares./Demokracia.com/

Të ngjashme