Lajme
Pasi Ukraina mori rekomandimin për anëtarësim në BE, reagon Zelensky: Kjo na ofron fitore
Demokracia
13:13 | 17 Qershor 2022

Share:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas rekomandimit të Komisionit Evropian për dhënien e statutit  të Ukrainës.

Në një mesazh të postuar në “Twitter”, Zelensky tha se  masa shënon “hapin e parë në rrugën e anëtarësimit në BE që sigurisht do të na sjellë më pranë fitores”, shkruan The Guardian.

Ai tha se ishte mirënjohës ndaj presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për “vendimin historik”, duke shtuar se ai pret një rezultat pozitiv nga Komisioni javën e ardhshme.

Krerët e 27 vendeve anëtare të BE pritet të diskutojnë rekomandimin e Komisionit në një samit javën e ardhshme në Bruksel.

Të ngjashme