Lajme
Pasi u mbyllën restorantet, në Prizren mbushen sheshet me qytetarë
Demokracia
22:12 | 11 Prill 2021

Share:

Sheshet kryesore të Prizrenit u mbushën përplot njerëz të dielën.

Masat anti COVID duket se nuk po e ndalojnë grumbullimin e njerëzve që kohën me diell e shfrytëzuan për të dalë jashtë shtëpive.

Në mesin e tyre pati edhe shumë turistë nga Shqipëria që erdhën për të vizituar këtë qytet historik edhe duke qenë të vetëdijshëm për shtrëngesat, transmeton Klan Kosova.

Se kishte më shumë vizitorë nga Shqipëria e pohuan edhe shitësit prizrenas që në këtë ditë patën më shumë punë.

 

 

 

 

Të ngjashme