Lajme
Pasi u bë sekretare në ministrinë e Pecit, tezakja e presidentes Osmani bëhet edhe “filter” për punësime
Demokracia
22:15 | 21 Qershor 2024

Share:

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje online.

Në këtë mbledhje ka emëruar Komisionin ad hoc për Vlerësimin Profesional për Pranim për Pozitën e Lartë të Kategorisë Drejtuese të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit, me këtë përbërje:

1. Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, kryesues;

2. Naim Bardiqi, Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, anëtar;

3. Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;

4. Ahmet Gashi, U.d. i Udhëheqësit të Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Brendshme, anëtar;

5. Besnik Aliu, Ekspert i jashtëm, anëtar.

VENERA ÇERKINI – TEZAKJA E VJOSA OSMANIT

Në emrat e vendosur në komisionin e përmendur sipër, në sy bie emri i Venera Çerkinit, që është tezakja e presidentes Vjosa Osmani.

Ajo është Sekretare e Përgjithshme në ministrinë që udhëheq Faton Peci.

LEXO MË SHUMË:

Kurti e “han foren” e Pecit – ky i fundit emëroi kundërligjshëm tezaken e Presidentes, shefe të krejt administratës (DOK.)

Në një raportim të muajit prill thuhej se Peci kishte vendosur kundërligjshëm Çerkinin në atë pozitë.

Më 15 prill, u publikua një artikull për avancimin e Venera Çerkinit në pozitën “Sekretare e Përgjithshme”. Kjo ishte një avancim i kësaj të fundit, pasi e njëjta e ushtronte këtë pozitë si “U.D/zëvendëse” që nga shtatori i vitit 2023.

Në hulumtimin e bërë, del që ky transfer i Çerkinit u bë duke mos respektuar procedurat ligjore, madje edhe duke e keqinterpretuar Ligjin Nr.08/L-197 për Zyrtarë Publik – neni 65.

Siç raportohej, Peci krye në veti pa e marrë miratimin e Qeverisë, e kishte emëruar Çerkinin në atë pozitë.

Venera Çerkini nuk e kishte kaluar vlerësimin e britanikëve për t’u bërë Kryeshefe Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë

Venera Çerkini ishte emëruar në vitin 2021, si u.d e Kryeshefes Ekzekutive në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë. Më pas ajo ishte zhvendosur në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal si zëvendësuese e Sekretares së Përgjithshme.

Emërimi i Çerkinit në këtë pozicion, atë kohë del se ishte në shpërputhje të madhe me vlerësimin që e kishin bërë britanikët në këtë konkurs. Kjo pasi në vlerësimin e ekspertëve të Ambasadës së Britanisë në Kosovë, Çerkini nuk ishte as në listën e ngushtë të kandidatëve që do të duhej të zgjidheshin në këtë pozitë.

Në vlerësimin e bërë nga britanikët, shihej se dy kandidatët që mund të emëroheshin në këtë pozitë, të cilët kishin marrë mbi 70% të pikëve ishin Menderes Ibra dhe Muzafer Luma./Demokracia.com/

 

Të ngjashme