Lajme
Pasi tentuan ta mbyllin Klan Kosovën, Çeku tash thotë se s’kanë mendësi antimedia: Në qeverisjen e LVV-së nuk ndodhë mbyllja e medias
Demokracia
22:34 | 14 Gusht 2023

Share:

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku shprehet i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mendësi antimedia dhe në qeverisjen e LVV-së sipas tij nuk ndodhë mbyllje e medias

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kosova në dy vitet e fundit po tregon rezultate pozitive, teksa thekson se janë duke instaluar një qeverisje demokratike.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ministri Çeku shprehet i bindur se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka mendësi antimedia dhe në qeverisjen e LVV-së sipas tij nuk ndodhë mbyllje e medias.

Kosova në dy vitet e fundit po tregon rezultate pozitive. Derisa në Kosovë kemi një demokraci në konsolidim, në rajon kryesisht parametrat tregojnë për rrëshqitje në drejtime të tjera p.sh në Serbi në 10 vitet e fundit kemi një lloj rrëshqitje në autokraci, përderisa në Kosovë parametrat tregojnë diçka tjetër e unë besoj që këtë kulturë të qeverisjes demokratike po e instalon LVV”, u shpreh ai.

“Jam i bindur që në LVV as në kuptim programor as në kuptimin e njerëzve që e përbëjnë LVV-në nuk kanë mendësi antimedia dhe në qeverisjen e LVV nuk ndodhë mbyllje e medias”, shtoi ai.

Megjithatë ai beson se ekziston një përpjekje për ta portretizuar LVV-në si një faktor që shkakton probleme.

“Besoj që ka një përpjekje për ta portretizuar LVV-në që besoj vjen edhe nga shtetet e tjera të rajonit por ehe nga brenda si një faktor që shkakton telashe por e kisha filluar përgjigjen me këtë pjesën që besoj e përbën diferencën kryesore e LVV dhe Qeverisë në Kosovë në raport me shtetet në rajon, të gjitha matjet ndërkombëtare për nivelin e qeverisë demokratike, për luftën antikorrupsion, për parametrat e përgjithshëm të zhvillimit socio-ekonomike dhe këto janë matje ndërkombëtare”.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024