Sulmuesi i Paris SG, Kylian Mbappe ka shkëlqyer në ndeshjen e mbëmshme ndaj Montpellier, pasi shënoi dy gola.
Pra, ‘milionerët’ e mbyllën ndeshjen me rezultatin final në 4:0, duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për të shënuar gol, shkruan IndeksOnline.
Por, Mbappe pas ndeshjes u tregua mjaft i matur, ku tha se nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë edhe pse i shënoi dy gola.
“E vërteta është, unë nuk isha mirë! Mund ta shikoj veten në pasqyrë, të them kur po luaj mirë apo jo. Sot kam arritur të jem vendimtar por nuk isha aty ende”, tha ai.
https://twitter.com/LateFootClub/status/1352744915231453189