Lajme
Pasi refuzoi takimin me presidentin shqiptar, Shpend Ahmeti ‘godet’ Lumir Abdixhikun
Demokracia
16:50 | 16 Gusht 2022

Share:

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e konsideron “palidhje” refuzimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për ta takuar në Kuvend presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn.

Ahmeti ka shkruar në Twitter se presidenti është “mbi partitë”, ndërsa tha se shkuarja e tij nëpër seli të partive do ta bllokonte qytetin.

“Presidenti i Shq. është institucion mbi partitë. Takimi i tij me kryetarët e partive në Kuvend është i drejtë dhe i barabartë. Mos të flasim për logjistikë ku shkuarja e tij nëpër seli të partive do bllokonte qytetin. Palidhje refuzim LDK!”, shkroi ai.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku reafuzoi takimin me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, pasi i mbeti hatri që ai nuk shkoi në selinë e partisë, por e ftoi atë të takohen në Kuvend.

Abdixhiku më herët i kishte takuar jashtë zyrës së tij kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.

LEXO EDHE: 

LDK provon të nxirret nga skandali që e shkaktoi duke mos e takuar Presidentin e Shqipërisë

LEXO EDHE:

 

Edhe një fakt që arsyetimi i Abdixhikut për të mos e takuar Begajn nuk qëndron, Ramën e takoi në kafene

Të ngjashme