Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, nesër do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Ajo do të marrë pjesë në konferencën e KSDW e cila ka të bëjë për agjendën e gjelbër në Ballkanin Perëndimor.
Von Cramon do të jetë folëse më 31 maj, konferenca do të zgjas deri më 2 qershor.
Nesër do të mbajë fjalim edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.
Ndryshe, Von Cramon, tha sot se ia ka përcjell shumë porosi Vuçiqit e Serbisë dhe se kryesorja prej tyre është se duhet të zvogëlojë ndikimin rus.
Ajo tha se sanksionet ndaj Rusisë për agresionin në Ukrainë duhet të merren “brenda qeverisë serbe” në interes të Serbisë.
Serbia është prej pak vendeve evropiane që nuk i kanë vënë sanksione Rusisë.
“Nuk na takon neve nga BE-ja ta imponojmë këtë, por vendimi duhet të vijë nga brenda, nga qeveria serbe, me mirëkuptimin e tyre që nëse duan të jenë pjesë e BE-së, kjo shkon me vlerat dhe standardet që përfshijnë zbatimin e sanksioneve”, tha Viola von Cramon, deputete e Parlamentit Evropian dhe raportuese e BE-së për Kosovën. /Demokracia.com/