Lajme
Pasi nuk kaloi Projektligji për Trustin, opozita lëshon sallën
Demokracia
16:50 | 23 Qershor 2022

Share:

Pas dështimin të votimit të Projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar sallën e kuvendit.

Deputet e Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit, shkruan Demokracia.com.

Kujtojmë se 44 deputetë kanë votuar pro tërheqjes së një përqindje të mjeteve nga Trusti, ndërsa 57 kundër.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka abstenuar në këtë votim.

Ndërkaq, para votimit, iniciuesi i këtij projektligji, Bekim Haxhiu, bëri thirrje që të votohet edhe nga pushteti, pasi që sipas tij, kjo është në interes të qytetarëve./Demokracia.com/

Të ngjashme