Lajme
Pasi në Bruksel nuk e dëgjuan ta vendosin “kalin para qerres”, Kurti ankohet se BE-së i ka humbur bilbili
Demokracia
12:19 | 16 Nëntor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndonëse vazhdon të bashkëpunojë ngusht me Bashkimit Evropian, nuk lë vend pa e kritikuar atë.

Ai prej frazave si “nuk mund të vendoset çerrja para kalit”, e ka shtruar udhën për ngasjen e “çerres paralel me kalin”, duke e pranuar Zajednicën, shkruan Demokracia.com.

Kurti është ankuar se BE-së si ndërmjetës i ka humbur bilbili.

“Negociatorët më pyetën se çfarë mendoja për këtë. Thash që arbitri duhet t’i bie bilbilit nëse ka pasur shkelje të marrëveshjes. Sa herë që Beogradi shkel marrëveshjen, bilbili nuk fishkëllehet. A mund ta imagjinoni një arbitër që ka humbur bilbilin dhe tani thjesht ndjek lojtarët? Kjo ndoshta ka të bëjë me politikën e qetësimit. Por, për shkak se Perëndimi është kaq i butë ndaj Serbisë, në mënyrë paradoksale po e shtyn atë drejt Rusisë, edhe pse synohet e kundërta. Sepse, Beogradi ka më shumë dashuri dhe frikë ndaj Moskës sesa Brukselit”, tha ai në një intervistë për mediat e huaja.

Kurti edhe muaj më parë kishte përdorur një fjali hoxhallarësh, për ta shpjeguar situatën në bisedimet në Bruksel.

“Nuk mund ta nxjerrim qerren para kalit, së pari kali pastaj qerrja”, tha kryeministri i Kosovës, duke provuar të tregojë se s’mund të flitet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe para se të flitet për marrëveshjen finale në përgjithësi, e cila mbështetet në propozimin franko-gjerman.

Deklarata si kjo dhe sjellja e Kurtit në raport me BE-në kanë bërë që Kosova tash e pesë muaj të vuajë sanksionet e BE-së. /Demokracia.com/

Të ngjashme