Më 11 dhjetor, në eventin UFC-269, Charles Oliveira, kampion i botës në peshën e lehtë, do të mbrojë titullin ndaj Dustin Poirier. Ky i fundit vjen nga dy fitoret radhazi që arriti ndaj Conor McGregor dhe pretendon të marrë titullin që dikur e mbante Khabib Nurmagomedov.
Poirier, që vjen nga tri fitore radhazi, shprehet optimist për këtë sfidë. “Ky vit ka qenë i mbarë për mua, kam arritur të fitojë dy herë ndaj McGregor dhe do ta mbyll si kampion bote. Nuk kam mbaruar ende si sportist. Ka ardhur koha që të mposht në kafaz edhe disa të tjerë”, tha Poirier.
“Ata që flasin shumë sot në rrjetet sociale meritojnë një dajak të mirë, duke i kapur me shkelma by**ës. Unë mendoj se do t’u jap të të gjithë atyre që flasin shumë një leksion të mirë. Jam në formë dhe gati për sfidën e radhës”, u shpreh Dustin.
Poirier, 28 fitore, 6 humbje e 1 duel pa rezultat në kafaz. /Demokracia.com