Burma e cila është e sunduar nga ushtria planifikon të importojë benzinë dhe naftë ruse për të lehtësuar shqetësimet e furnizimit dhe rritjen e çmimeve, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë, vendi më i fundit në zhvillim që e bën këtë mes një krize globale energjetike.
Vendi i Azisë Juglindore ka mbajtur lidhje miqësore me Rusinë, edhe pse të dyja mbeten nën një sërë sanksionesh nga vendet perëndimore – Burma për një grusht shteti ushtarak që përmbysi një qeveri të zgjedhur vitin e kaluar dhe Rusia për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilën ajo e quan ” operacion special ushtarak”, raporton AlJazeera, transmeton Express.
Rusia po kërkon klientë të rinj për energjinë e saj në rajon pasi destinacioni i saj më i madh i eksportit, Evropa, do të vendosë një embargo ndaj naftës ruse, sipas raportimeve.
“Kemi marrë leje për të importuar benzinë nga Rusia,” tha zëdhënësi ushtarak Zaë Min Tun gjatë një konference për shtyp të mërkurën, duke shtuar se ajo ishte e favorizuar për “cilësinë dhe koston e ulët”.
Dërgesat e naftës do të fillojnë të mbërrijnë nga shtatori, sipas mediave.